Rita i propozoi martesë burrit - Gazeta Express
string(30) "rita-i-propozoi-martese-burrit"

Rozë

Gazeta Express

26/06/2025 12:31

Rita i propozoi martesë burrit

Rozë

Gazeta Express

26/06/2025 12:31

Rita Ora ka zbuluar se ishte ajo që i propozoi martesë bashkëshortit të saj, Taika Waititi, gjatë një udhëtimi romantik në Palm Springs, duke rënë vetë në gjunjë.

Këngëtarja 34-vjeçare e cila u martua me regjisorin 49-vjeçar në vitin 2022, e ndau historinë e saj në podkastin “Begin Again” të Davina McCall, duke shpjeguar se si e theu traditën dhe mori përsipër propozimin.

“Unë thjesht bëra gjithçka. Ishim në një dhomë hoteli në Palm Springs, një dhomë shumë e bukur dhe luksoze me tullumbace dhe tortë. I bëra unazat. Ai tha “çfarë dreqin është kjo. Dita e Shën Valentinit?”. Unë i thash “jo, nëse do të thuash jo, do më duhet të heq rrobat”, tha Ora.

“Sidoqoftë, u ula në gjunjë dhe Taikas i pëlqeu shumë”, shtoi këngëtarja.

Rita dhe Taika u martuan në një ceremoni private më 4 gusht të vitit 2022, në Los Angeles.

Çifti që fillimisht ishin miq për vite me radhë, e planifikoi dasmën vetëm në dy javë për t’u siguruar që vajzat e Taikas të mund të merrnin pjesë.