Rita Behadini: Te ne ka raste kur burrat gej martohen me vajza!
Rozë
Gazeta Express
08/05/2025 21:45
E ftuar sonte në emisionin “Canapé” me Shpend Lipën, analistja dhe aktivistja Rita Behadini ka bërë një deklaratë befasuese.
Ajo tha se në shoqërinë tonë ndodhin raste kur burra gej martohen me vajza, për shkak të presionit social dhe mungesës së pranimit të orientimit seksual.
“Ka raste kur burrat janë gej, por martohen me vajza”, u shpreh Rita.
Sipas saj, kjo situatë është jo e mirë për të dyja palët dhe ndodh për shkak që nuk lejoheh liria e shprehjes dhe jetesës sipas orientimit personal.
Për më shumë detaje nga deklaratat e Rita Behadinit, ndiqni intervistën në linkun më poshtë./GazetaExpress/