Aktivistja Rita Behadini ka ngjallur reagime pas deklaratave të saj në emisionin Kosova Live, ku temë e diskutimit ishte “A duhet të konsiderohet tradhëtia si vepër penale”.
Behadini theksoi se raportet njerëzore nuk mund të futen në korniza të ngurta ligjore apo shoqërore, pasi çdo individ është i ndryshëm dhe ndikohet nga gjinia, karakteri, edukimi, kultura dhe traditat.
“Është një kontratë që duhet respektuar derisa palët janë dakorduar dhe e kanë nënshkruar. Por është shumë e vështirë të përkufizosh sjelljet njerëzore në një kornizë të caktuar, sepse njerëzit nuk janë të njëjtë,” u shpreh ajo.
Sipas aktivistes, njerëzit shpesh priren të sfidojnë kufizimet.
“Sa më shumë rregulla t’i vendosësh njeriut, aq më shumë ai do të tentojë t’i thyejë. Është një thënie që thotë: rregullat janë bërë për t’u thyer. Gjërat e ndaluara janë gjithmonë atraktive.’’
VIDEO: