Ripërpunohet “Të dua” e Violeta Rexhepagiqit - Gazeta Express
string(42) "riperpunohet-te-dua-e-violeta-rexhepagiqit"

Ripërpunohet “Të dua” e Violeta Rexhepagiqit

Gazeta Express

25/04/2020 0:55

Edhe 40 vjet pas publikimit, këngët e grupit “Vivien” dëgjohen, këndohen, madje edhe ripërpunohen nga artistët e rinj.

Të shoqëruar me një video të thjeshtë që e kthen shikuesin prapa në kohë, Tomor Kuçi e risjell një prej këngëve më të njohura të grupit me të cilin bëri emër Violeta Rexhepagiqi.

Lexo Edhe:

E kënduar nga Tomori, kënga “Të dua” vjen si falënderim për veprimtarinë dhe ndikimin që “Vivien” dhe ikona e muzikës së viteve ’80 Violeta e patën në zhvillimin e muzikës dhe kulturës kosovare.

Përveç ndikimit që artisja e ndjerë ka pasur në ndërtimin e Kuçit si artist, ai thotë se nga Rexhepagiqi ka mësuar gjëra përtej muzikës.

Skena e rockut dhe e popit kosovar të viteve ‘80 zë vend të rëndësishëm në zhvillimin kulturor të vendit.

Janë pikërisht artistët, si Violeta Rexhapagiqi ata që guxuan ta thyejnë heshtjen me zërin, stilin dhe karakterin e tyre.

Rikrijimi i këngës “Të dua” është vetëm një nga projektet në të cilat po punon Tomori.

Kënga “Të dua” është publikuar në faqen zyrtare të Tomor Kuçit në YouTube.