Rinumërohen rreth 500 kuti, debate për shpalljen e pavlefshme të votave - Gazeta Express
string(70) "rinumerohen-rreth-500-kuti-debate-per-shpalljen-e-pavlefshme-te-votave"

Shqiperi

Gazeta Express

23/06/2025 17:11

Rinumërohen rreth 500 kuti, debate për shpalljen e pavlefshme të votave

Shqiperi

Gazeta Express

23/06/2025 17:11

Në ditën e pestë të procesit, teksa janë rinumëruar rreth 500 kuti për gjithë qarkun e Tiranës, Partia Demokratike ka thelluar humbjen ndërsa ndiqet nga Partia Socialiste dhe Nisma Shqipëria Bëhet.

Gjatë procesit të rinumërimit, deputeti Asllan Dogjani kundërshtoi vendimin e KAS për të konsideruar të pavlefshme fletët e votimit, shenjat e të cilave dalin jashtë kutisë së përcaktuar, duke paralajmëruar edhe kallëzim në SPAK.

“Më bën presion me policinë. Vidhni vota, hajduta! Nuk është hera e parë gjithë ato vota më keni vjedhur deri tani në të gjitha kutitë. Mos u tallni me votat e qytetarëve se keni ditë e natë që rrini këtu. Hajdeni dhe shihni se si e kanë shprehur vullnetin qytetarët. Më heq vota me të padrejtë. Ju më keni hequr vota nga 4-5 çdo sekondë. Nuk lini me futur edhe vëzhgues. Turp të keni, do të marr videot një për një dhe do t’i çoj në SPAK. Turp të kesh Ilir, turp.”, “Iu kemi prishur terezinë këtyre, kanë dashur të shkojnë me pushime Rusmali me disa të tjerë. Shihni në sistem sesa vota po marrin”, tha Dogjani.

Sipas rezultatit të pasqyruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në tabelë nga Partia Demokratike, kandidati që vijon të ketë më shumë vota të humbura është Ilir Alimehmeti, ndërsa nga Partia Socialiste është minsitri i Brendshëm Ervin Hoxha. Partia që ka fituar më shumë vota nga rinumërimi është Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës.

Pavarësisht se janë numëruar rreth 500 kuti, asnjë mandat nuk rrezikon të humbet  deri më tani me këtë rezultat.

Procesi në pallatin e sportit “Fahrie Hoti” në Kryeqytet po vijon me ritme të ngadalta, ndërsa një numër i konsiderueshëm votash janë shpallur të pavlefshme./