Në Fier janë hapur 60% e kutive të votimit dhe rinumërimi po tregon ndryshime të vogla. PD-së i janë zbritur 140 vota të pamerituara, ndërsa PS-së i janë shtuar 62, duke e forcuar pozicionin.
Nismës “Shqipëria Bëhet” i janë zbritur 6 vota, duke larguar më tej shpresën për të siguruar mandatin e Azmer Duleviç.
Mandati i Zegjine Çaushit është konsoliduar, pasi asaj i janë shtuar 57 vota, ndërsa rivalja Maldrita Bardho ka humbur 6.
Në listat e PS, deputetit Ceno Klosi i janë zbritur 775 vota, ndërsa Klevis Jahaj ka fituar 318 më shumë. Në PD, Silva Hasaj ka humbur 617 vota nga rinumërimi.