Rinumërimi në Durrës ndryshon shifrat: PD humb vota, Ndojës i zbriten 56, Kalasë i shtohen vetëm 5 - Gazeta Express
string(95) "rinumerimi-ne-durres-ndryshon-shifrat-pd-humb-vota-ndojes-i-zbriten-56-kalase-i-shtohen-vetem-5"

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2025 15:20

Rinumërimi në Durrës ndryshon shifrat: PD humb vota, Ndojës i zbriten 56, Kalasë i shtohen vetëm 5

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2025 15:20

Në rinumërimin që po vijon në Pallatin e Sportit në Durrës janë hapur 130 nga 290 kuti votimi brenda vendit. Deri tani, Partia Demokratike ka humbur 12 vota, ndërsa Partia Socialiste 2. Ndryshime ka pasur edhe për disa parti dhe koalicione të tjera me diferenca të vogla votash.

Për kandidatët e PD, ish-prokurorit Arjan Ndoja i janë hequr 56 vota të numëruara gabimisht, ndërsa rivalit të tij Aulon Kalaja i janë shtuar 5 vota. Gjithashtu, Emri Vatës i janë shtuar 50 vota, Edlira Harizit 14 vota, ndërsa Petro Vokopolës i janë hequr 36.

Procesi i rinumërimit do të vijojë me hapjen edhe të kutive të diasporës.