Rinumërimi i votave në Fier, mundësi ndryshimesh për mandatet e partive - Gazeta Express
string(70) "rinumerimi-i-votave-ne-fier-mundesi-ndryshimesh-per-mandatet-e-partive"

Shqiperi

Gazeta Express

30/06/2025 9:23

Rinumërimi i votave në Fier, mundësi ndryshimesh për mandatet e partive

Shqiperi

Gazeta Express

30/06/2025 9:23

Sot fillon rinumërimi i 587 kutive të votimit në qarkun Fier, pas përfundimit të procesit në Tiranë javën e kaluar. Rinumërimi është jetik për disa forca politike të vogla, pasi mund të ndodhin ndryshime në rezultatet fillestare.

Nisma “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt humbi një mandat për rreth 500 vota dhe tani shpreson të rikthejë ato vota, duke mundësuar futjen e Azmer Duleviç në parlament.

Ky ndryshim mund të çojë në humbjen e një mandati nga PS, duke lënë jashtë parlamentit Zegjine Çaushin, që fitoi me vetëm 64 vota më shumë se Maldrita Bardhos. Po ashtu, Partia “Mundësia” mund të marrë një mandat nga PS nëse siguron 519 vota të tjera.