Teksa të gjitha kutit e qarkut të Fierit janë drejt përfundimit të procesit të rinumërimit të votave, kandidati për deputet i PD në Durrës në zgjedhjet e 11-majit, Aulon Kalaja ka protestuar përpara pallatit të sportit Fahrie Hoti në kryeqytet.
Kalaja ka kërkuar rinumërim të plotë të votave edhe për qarkun e Durrësit.
“Kam qenë kandidati i parë që kam kërkuar rinumërim por jam i zhgënjyer nga KAS dhe mënyra se si kanë vendosur t’i quajnë votat e pavlefshme. Durrësi do të hapej në orën 3 ndërkohë që marrim vesh se do hapet nesër në orën 9. Durrësin e kam kërkuar unë që të hapet. Shqetësimi im është shumë i thjeshtë, po na shpallin votat e pavlefshme në një mënyrë totalisht të çuditshme. I bie që ne jemi hajdutë votash. Kjo protestë sot është këmbanë alarmi për atë që do të ndodhë nesër”, tha Kalaja.
Kalaja ka kërkuar gjithashtu që përveç rinumërimit të bëhet edhe shqyrtimi i pamjeve filmike.