Rinovimi së shpejti, zbulohen detajet nga kontrata e re e Nketiahs me Arsenalin - Gazeta Express
string(78) "rinovimi-se-shpejti-zbulohen-detajet-nga-kontrata-e-re-e-nketiahs-me-arsenalin"

Rinovimi së shpejti, zbulohen detajet nga kontrata e re e Nketiahs me Arsenalin

Sport

Gazeta Express

28/05/2022 12:57

Eddie Nketiah është shumë afër rinovimit të kontratës me Arsenalin.

Kontrata aktuale e sulmuesit anglez skadon më 30 qershor të këtij viti, por ai nuk do të largohet nga “Emirates Stadium”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gazetari italian dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se tashmë do të nënshkruhet kontrata e re mes palëve.

Sipas tij, kontrata e re e Nketiahs do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2027.

Sipas tij, Arsenali e dëshironte me çdo kusht rinovimin e 22-vjeçarit.

Për Nketiahn interesim shprehen klubet angleze, Crystal Palace e West Ham United, si dhe dy klube nga Bundesliga, por ai nuk do të largohet. /Gazeta Express/