Rinisin bisedimet mes Napolit dhe Galatasarayt për Osimhen - Gazeta Express
string(58) "rinisin-bisedimet-mes-napolit-dhe-galatasarayt-per-osimhen"

Futboll

Gazeta Express

17/07/2025 18:06

Rinisin bisedimet mes Napolit dhe Galatasarayt për Osimhen

Futboll

Gazeta Express

17/07/2025 18:06

Negociatat mes Napolit dhe Galatasarayt për transferimin e Victor Osimhen kanë nisur sërish dhe këtë herë duket se bisedimet janë më serioze se kurrë.

Sipas burimeve pranë klubit italian, Napoli i ka dërguar Galatasarayt një kundër-propozim të ri dhe është gati të marrë një vendim përfundimtar mbi kushtet e reja që po diskutohen.

Sulmuesi nigerian, i cili ka qenë objekt merkatoje që prej fillimit të verës, vazhdon të qëndrojë në pritje, ndërkohë që të dy klubet kërkojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për një marrëveshje që mund të tronditë tregun e transferimeve.

Për momentin, mbetet për t’u parë nëse Galatasaray do të pranojë kërkesat e reja të Napolit dhe nëse Osimhen do të marrë më në fund dritën jeshile për të nënshkruar kontratë të përhershme me gjigantin turk.