Rinia e Enver Hoxhës, mes femrave dhe dëshirës për famë - Gazeta Express
string(54) "rinia-e-enver-hoxhes-mes-femrave-dhe-deshires-per-fame"

Rinia e Enver Hoxhës, mes femrave dhe dëshirës për famë

Gazeta Express

11/07/2020 23:19

Për më tepër se 40 vite me radhë shqiptarëve ju dhanë të besonin një udhëheqës madhështor, të dashur dhe të pagabueshëm.

Edhe pse jetonin në një izolim total nga pjesa tjetër e botës, edhe pse me vështirësi siguronin jetesën, edhe pse në dyqane ushqimet bazë mungonin, e jepeshin me racione minimale, edhe pse të përcëllonte ndëshkimi po të tejkaloje normat e diktuara të të folurit apo të menduarit… sërish shumica e shqiptarëve e kishte mendjen të mbushur top se Enver Hoxha ishte Zoti mbi tokë – njeriu që ata e adhuronin pa asnjë kusht.

Lexo Edhe:

Por kush ishte Enver Hoxha përtej fasadës, përtej asaj perdes së florinjtë me të cilin e veshi propaganda e kohës?

Si ja doli të katapultohej në majë të pushtetit një aventurier i pacipë, me arsimim të cekët, i famshëm si ndjekës fustanesh, filluar nga lagjet e qelbura të ciganëve në Francës e Belgjikë?

Si u ngjiz në mendjen e tij më e keqja njerëzore dhe si u ndërtua autoriteti i diktatorit absolut duke shtypur popullin e tij dhe vrarë pa asnjë mëshirë, qoftë njerëz të familjes, qoftë shokët e vjetër e besnikë?

Si arriti një njeri i vetëm të ndalonte kohën për një popull të tërë, ta shkëpuste atë për më tepër se 40 vite nga rrjedha e historisë duke e detyruar të jetonte me rregulla që përputheshin vetëm me mendësinë e tij?

Pikërisht jetën e rinisë së Enver Hoxhës, të kaluar në Francë, Belgjikë dhe më pas në Liceun Francez të Korçës – anët e errëta të kësaj jete që fabrikuan një tiran, tenton të zbardhë edhe dokumentari i ciklit Abc/Story.