"Rini, thueja kangës ma të bukur që di", Rama përkujton 8 dhjetorin me poezi të Migjenit - Gazeta Express
string(84) "rini-thueja-kanges-ma-te-bukur-qe-di-rama-perkujton-8-dhjetorin-me-poezi-te-migjenit"

“Rini, thueja kangës ma të bukur që di”, Rama përkujton 8 dhjetorin me poezi të Migjenit

Shqiperi

Gazeta Express

08/12/2022 8:30

Kryeministri Edi Rama ka uruar ditën e Rinisë me vargjet e poezisë së shkruar nga poeti Migjeni.

Rama zgjodhi ‘Poezinë e Rinisë’ për të uruar 8 dhjetorin, që shënon 30 vjetorin e rënies së komunizmit në vendin tonë.

Lexo Edhe:

Postimi i Plotë nga Rama dhe poezia e Migjenit: 

Mirëmëngjes! Dhe me vargjet e një kolosi të madh të letrave shqipe, në këtë të Ditë të Rinisë, ju uroj të gjithëve t’ia kaloni sa më mirë, ndërsa ti, “Rini, thueja kangës ma të bukur që di!

Thueja kangës sate që të vlon në gji.

Nxirre gëzimin tand’ të shpërthejë me vrull…

Mos e freno kangën! Le të marri udhë.

Thueja kangës, rini, pash syt e tu…

Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu

me zjarrm tand, rini… Dhe të na mbysi dallga prej ndjenjash të shkumbzueme q’i turbullon kanga.

Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi

Kumbi i zanit të përplaset për qiellë

dhe të kthejë prap te na – se hyjt ta kanë zili

e na të duem fort si të duem një diell.

Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!

Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote”

Sot më 8 Dhjetor, festohet Dita e Rinisë, pasi 31 vjet më parë, studentët protestuan kundër regjimit komunist. Kjo datë, përkujtohet dhe festohet si festë kombëtare, kjo në nder të gjithë studenteve të Dhjetorit më 1990, të cilët së bashku me pedagogët e Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë të kthesës së madhe historike, që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.

/Gazeta Express