Rina Ajdari: E tërhoqëm Ligjin për jurisprudencën në shqip, qëllimi i Qeverisë është mohimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve - Gazeta Express
string(123) "rina-ajdari-e-terhoqem-ligjin-per-jurisprudencen-ne-shqip-qellimi-i-qeverise-eshte-mohimi-i-ligjit-per-perdorimin-e-gjuheve"

Maqedoni

Gazeta Express

24/03/2026 11:34

Rina Ajdari: E tërhoqëm Ligjin për jurisprudencën në shqip, qëllimi i Qeverisë është mohimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve

Maqedoni

Gazeta Express

24/03/2026 11:34

Deputetët shqiptarë të opozitës e kanë tërhequr propozim-ligjin me të cilin propozuan që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, Rina Ajdari nga BDI tha për Portalb.mk se duhet vetëm të zbatohet Ligji për përdorimin e gjuhëve. Ndërkaq nuk kanë shpresa se Qeveria do ta zgjidh këtë çështje që provimi të jepet edhe në shqip.

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski, deputetja e BDI-së, Rina Ajdari thotë se kanë vendosur ta tërheqin propozim-ligjin për jurisprudencë për shkak se, siç thotë: qëllimi i qeverisë nuk është jurisprudenca, por është mohimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Tendenca, qëllimi përfundimtar i shumicës parlamentare, i VMRO-DPMNE-së në koalicion me VLEN është abrogimi i neneve, e dini që ka nismë edhe në Gjykatën Kushtetuese për abrogim të 18 dispozitave të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Kësaj shumice parlamentare, VMRO-DPMNE-së, kryeministrit Mickoski, i pengon Ligji për përdorimin e gjuhëve, i pengon gjuha shqipe zyrtare në vend, duke parë gjithë këtë situatë, ne vendosëm t’i tërheqim ligjet, jemi thirrur në nenet e Ligjit për përdorimin e gjuhëve që e konsideron gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare ”, tha Ajdari.

E pyetur për nismën që Avokati i Popullit i ka dorëzuar Qeverisë ku i propozon të bëjë ndryshime ligjore që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në shqip, Ajdari tha se nuk pret që Qeveria t’i bëjë këto ndryshime.

“Nuk kam pritshmëri se do të rregullohet, sepse Ligji vetëm duhet të zbatohet, nuk duhet asgjë tjetër”, tha Ajdari.

Advertisement
Advertisement
Advertisement