Rilindja e Herolind Shalës në Norvegji, Europa League objektivi i yllit të Kosovës dhe Valerengës - Gazeta Express
string(96) "rilindja-e-herolind-shales-ne-norvegji-europa-league-objektivi-i-yllit-te-kosoves-dhe-valerenges"

Rilindja e Herolind Shalës në Norvegji, Europa League objektivi i yllit të Kosovës dhe Valerengës

Gazeta Express

02/07/2020 18:03

Herolind Shala e ka nisur për mrekulli këtë edicion në elitën e futbollit norvegjez.

Mesfushori i Kosovës ka shkëlqyer në pesë takimet e para, teksa edhe Valerenga ka arritur rezultate realisht të mira, duke fituar dy takime, barazuar në dy tjera dhe ka pësuar një disfatë.

Lexo Edhe:

Shala ka qenë lider i padiskutueshëm i skuadrës kryeqytetase, pasi ka shënuar një gol, ka asistuar në dy të tjerë dhe ka fituar një penallti ndaj ODD Ballklub.

28-vjeçari nuk e kaloi një vit të mirë atë të 2019 ku u përballë me shumë lëndime, mirëpo tani duket se i ka harruar ato duke shkëlqyer në fushë.

Reprezentuesi kosovar synon që ta rikthejë skuadrën e tij në garat evropiane pas 10 viteve mungesë.

Ishte viti 2010 kur Valerenga mori për herë të fundit pjesë në Ligën e Evropës dhe që nga ajo kohë klubi nuk ka qenë në rrugën e duhur.

Pas pesë ndeshjeve në Eliteserien, Valerenga zë vendin e gjashtë në tabelë me tetë pikë, dhe është afër zonës së Ligës së Evropës.

Gjithsesi Shala është duke kaluar vitin e fundit si lojtar i Valerengas dhe sigurisht që deri në përfundim të kontratës dëshiron të lë gjurmë në klubin kryeqytetas norvegjez.