Rikthimi i futbollit nga koronavirusi nis sonte në emisionin “Favorit” në T7 - Gazeta Express
string(74) "rikthimi-i-futbollit-nga-koronavirusi-nis-sonte-ne-emisionin-favorit-ne-t7"

Gazeta Express

29/05/2020 17:52

Rikthimi i futbollit nga koronavirusi nis sonte në emisionin “Favorit” në T7

Gazeta Express

29/05/2020 17:52

Me rifillimin e garave të Ipko Superligës së Kosovës në futboll dhe të Digitalb Kupës nga pauzimi gati tre mujor si pasojë e koronavirusit, sonte rikthehet pas tri-katër javësh edhe emisioni sportiv “Favorit” në T7, prej orës 20:10.

Mysafirë në studion e moderatores Doruntina Baftiu do të jenë trajneri i liderit të Superligës, Ballkanit, Ismet Munishi – i cili ishte kundër rifillimit të garave – e bashkë me të edhe eksperti Bylbyl Sokoli dhe gazetari sportiv, Driton Latifi.

Lexo Edhe:

Temë debati do të jetë vazhdimi i garave dhe ndërprerja e garave në kategoritë e ulëta.

A do të jetë futbolli në Kosovë si para pandemisë, apo do të vuajë pasoja nga ndërprerja gati tremujore?

Cili është shpjegimi i Ismet Munishit rreth insistimit të tij dhe të Ballkanit për anulim të garave dhe cili është “selami” i tij për rivalët e titullit dhe gjithë ata që insistonin në rifillim të kampionatit?

Cka thonë Bylbyl Sokoli dhe Driton Latifi rreth kësaj?

A u bë mirë apo keq që FFK-ja anuloi vazhdimin e kampionatit në Ligën e Parë dhe kategoritë tjera?

Në “Favorit” do të diskutohet edhe rreth përplasjeve të vazhdueshme në mes të disa klubeve dhe Federatës!

Bylbyl Sokoli do ta thotë të vërteten në mes të tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Do të tregojë nëse i është bashkuar partisë së Albin Kurtit dhe do ta hap sërish temën e bashkimit kombëtar!

A është Sokoli kandidat për pasardhës së Agim Ademit në postin e presidentit të FFK-së?

Emisioni “Favorit” përpos televizionit T7 do të transmetohet edhe në Gjirafa Video dhe në faqet zyrtare në Facebook: “T7”, “Gazeta Express” dhe “Gazeta Express Sport”.