Real Madrid ka shënuar fitore të rëndësishme në tre ndeshjet e fundit, duke qetësuar paksa situatën pas humbjes së thellë ndaj Benfica në fazën e grupeve të UEFA Champions League.
Pikërisht gjatë këtij periudhe pozitive mungoi ylli i skuadrës, Jude Bellingham, i cili u dëmtua në ndeshjen ndaj Rayo Vallecano dhe nuk ka luajtur që atëherë. Pa anglezin në fushë, Los Blancos kanë treguar një mesfushë shumë më të lëvizshme dhe efektive, duke kombinuar shumë mirë lojtarët Arda Guler, Eduardo Camavinga dhe Aurelien Tchouameni.
Si raporton AS, kjo trio duket se po funksionon më së miri, por rikthimi i Bellingham do të krijojë një sfidë të madhe për trajnerin. Nënshkrimi mbi 100 milionë euro nuk mund të qëndrojë në stol për gjatë, por këtë sezon nuk ka arritur të shkëlqejë në rolin e ri më të thellë në mesfushë.
Për momentin, trajneri mund të mbështetet te kombinimi i funksionuar, por dilema mbi mënyrën se si të integrohet Bellingham do të jetë e pashmangshme në të ardhmen e afërt. /GazetaExpress