Hermes Nikaj, apo siç njihet nga të gjithë ‘Zogu i Tiranës’ është bërë i gjallë në rrjetet sociale. Ai ka postuar një foto pas shumë kohësh.
Hermes shfaqet me një pamje ndryshe, me mjekër dhe i transformuar nga “arresti në shtëpi”, pasi nuk ka mundur të shkojë tek berberi.
“Ne ‘arrest shtepie’, jena bo icik me shku te berberi po s’dalim dot ca me bo”, shkruan Hermesi krah fotos.
Në muajin maj “Zogu i Tiranës”, u lirua nga Burgu 313, ku qëndroi për gati 5 muaj dhe Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë ndryshoi masën e sigurisë nga ‘Arrest në Burg’ në ‘Arrest në Shtëpi’./dosja