Rikthehet Yamal, i gatshëm për ndeshjen ndaj Sociedadit - Gazeta Express
string(54) "rikthehet-yamal-i-gatshem-per-ndeshjen-ndaj-sociedadit"

Gazeta Express

26/09/2025 13:47

Rikthehet Yamal, i gatshëm për ndeshjen ndaj Sociedadit

Gazeta Express

26/09/2025 13:47

Lamine Yamal është rikthyer pas kalimit të shqetësimeve në pubis dhe këtë mëngjes ka marrë pjesë në stërvitje me grupin.

Vetë ai e ka njoftuar këtë në llogarinë e tij në Instagram përmes një story-je me mesazhin: “hey! i’m back”, dhe një video përmbledhëse të LaLigës me disa nga golat dhe aksionet e tij më të mirë nga ky sezon.

Sulmuesi ka dalë në fushë këtë mëngjes së bashku me lojtarët që nuk ishin titullarë dhe tashmë mund të bëhet pjesë e listës së të thirrurve për ndeshjen e së dielës kundër Real Sociedad.

Qëllimi është që ai të jetë në formë të plotë për ndeshjen kundër PSG-së në Champions League të mërkurën.

Lamine ka humbur katër ndeshjet e fundit: Barça-Valencia (6-0); Newcastle-Barça (1-2); Barça-Getafe (3-0) dhe Oviedo-Barça (1-3).

Megjithatë, pavarësisht mungesës së tij, skuadra katalanase ka reaguar me rezultate të forta: katër fitore dhe një bilanc prej 14 golash për dhe 2 kundër.