Rikthehet Superliga e Kosovës me disa ndeshje interesante - Gazeta Express
string(57) "rikthehet-superliga-e-kosoves-me-disa-ndeshje-interesante"

Futboll

Gazeta Express

08/11/2025 9:43

Rikthehet Superliga e Kosovës me disa ndeshje interesante

Futboll

Gazeta Express

08/11/2025 9:43

Superliga e Kosovës rikthehet këtë javë me xhiron e 13-të, e cila i ka në përbërje disa ndeshje interesante. 

Ditën e shtunë do të luhen dy përballje: njëra në Skënderaj e tjetra në Podujevë. 

Në “Bajram Aliu”, Drenica do t’i bëjë konak Ballkanit. 

Drenica barazoi pa gola me Prishtinën e Re xhiron e kaluar, derisa barazim pati edhe

Ballkani. 


Të besuarit e Orges Shehut barazuan me Ferizajn në Suharekë. 

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave këtë sezon u mbyll 3-0 në të mirë të Ballkanit. 

Në anën tjetër, në “Zahir Pajaziti”, Llapi i bën konak Prishtinës së Re. 

Llapi vjen në këtë përballje pas humbjes nga Drita në Gjilan, ndërsa Prishtina e Re barazoi me Drenicën. 

Një nga dy fitoret e vetme në Superligë këtë edicion, Prishtina e Re e ka ndaj Llapit (1-0 në shtator). 

Megjithatë, që tetë ndeshje kjo skuadër nuk ka asnjë fitore (gjashtë humbje, dy barazime). 

Të dy ndeshjet e përmendura nisin nga ora 13:00. /GazetaExpress/