Rikthehet Superliga: derbi në Prishtinë, interesant edhe në Suharekë - Gazeta Express
string(66) "rikthehet-superliga-derbi-ne-prishtine-interesant-edhe-ne-suhareke"

Futboll

Gazeta Express

01/03/2026 10:02

Rikthehet Superliga: derbi në Prishtinë, interesant edhe në Suharekë

Futboll

Gazeta Express

01/03/2026 10:02

Superliga e Kosovës rikthehet sot me xhiron e 22-të, me dy ndeshje tejet interesante. 

Gjatë ditës së diel do të luhet në Suharekë e Prishtinë. 

Ballkani do t’i bëjë konak Drenicës, me fillim nga ora 13:00. 

Skuadra suharekase hyn në këtë ndeshje pas humbjes nga Ferizaj dhe rënies nga kreu i tabelës.

Drenica po ashtu u mposht nga Prishtina e Re. 

Në dy përballjet e mëparme të këtij sezoni, secila skuadër kanë nga një fitore. 

Megjithatë, derbi i xhiros do të luhet në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00. 

Në “Fadil Vokrri”, Prishtina e pret lideren e tabelës, Dritën. 

Prishtina u mposht xhiron e kaluar nga Gjilani, derisa Drita me fitoren ndaj Llapit u ngjit në vendin e parë. 

Në dy ndeshjet paraprake të këtij sezonit në Superligë, Drita ka një fitore dhe një takim është mbyllur baras. 

Drita – Prishtina kanë luajtur edhe në janar, kur skuadra gjilanase i mposhti kryeqytetasit në finalen e Superkupës./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement