Rikthehet shfaqja “God Bless America”, në teatrin e Gjilanit - Gazeta Express
string(57) "rikthehet-shfaqja-god-bless-america-ne-teatrin-e-gjilanit"

Arte

Gazeta Express

03/09/2025 14:32

Rikthehet shfaqja “God Bless America”, në teatrin e Gjilanit

Arte

Gazeta Express

03/09/2025 14:32

“God Bless America”, shfaqja me regji të Fatos Berishes, rikthehet për herë të parë këtë sezon në skenën e Teatrit të Gjilanit, më 4 shtator, nga ora 20:00.

Shfaqja është një parabolë dramatike që flet për katër shitës të Biblës që udhëtojnë derë më derë, duke lëvizur nëpër ëndrrën kapitaliste. Në rrugëtimin e tyre ata takojnë njerëzit e margjinave të shoqërisë moderne bashkëkohore, të cilëve tentojnë t’u shesin Biblën përmes ‘ëndrrës Amerikane’.

Drama është inspiruar nga dokumentari i viteve ’60 “Salesman” dhe sjell në skenë një reflektim të thellë mbi ëndrrën, iluzionin dhe realitetin.