Rikthehet Serena Williams? Amerikania mund ta bëjë njoftimin gjatë Super Bowl - Gazeta Express
string(76) "rikthehet-serena-williams-amerikania-mund-ta-beje-njoftimin-gjate-super-bowl"

Sporte tjera

Gazeta Express

02/02/2026 14:25

Rikthehet Serena Williams? Amerikania mund ta bëjë njoftimin gjatë Super Bowl

Sporte tjera

Gazeta Express

02/02/2026 14:25

Tenisi botëror mund të rishohë së shpejti në fushë Serena Williams; kampionia amerikane tashmë në moshën 44 vjeçare dhe fituese e 23 titujve Grand Slam në karrierë, po planifikon rikthimin e saj pas tërheqjes dhe shenjat më të fundit thonë se kjo mund të ndodhë shumë shpejt.

Sipas ‘The Times’ rasti ideal për të bërë një njoftim të tillë për Serena Williams mund të jetë finalja e Super Bowl të së dielës së 8 shkurtit ku ish numri 1 i botës është protagoniste e një spoti publicitar për kompaninë ‘Ro’.

Gjatë një interviste më të fundit në programin ‘Today’, Williams u përgjigj me hezitim pyetjeve për një rikthim të saj në fushat e lojës.

‘Nuk e di, të shohim se çfarë do të ndodhë-tha Serena-në këtë moment vetëm po argëtohem dhe po shijoj jetën’.

Pas tërheqje nga US Open 2022, Serena Williams i vijoi testet antidoping duke iu nënshtruar kontrolleve të rregullta; një sinjal i qartë ky, sipas të mirëinformuarve, i disponibilitetit të saj për rikthimin në fushat e lojës.

Janë shumë faktorë që e shtyjnë atë të bëjë rikthimin brenda vitit; mundësia për një lamtumirë përfundimtare të dyfishtë me motrën e saj Venus, Lojërat Olimpike 2028 dhe dëshira për të shkuar në 24 tituj Grand Slam në karrierë.

Siç e nënvizoi edhe legjenda tjetër e tenisit, Jim Courier, ai që nuk ka ndërmend të konkurrojë më, nuk iu nënshtrohet kontrolleve rigoroze të përditshme, përcjell tch.

Edhe sesionet e stërvitjes me ish tenistin Jesse Levine në Florida, konfirmojnë se loja e Serena Ëilliams është ende solide dhe e besueshme dhe me shumë mundësi edhe kompetitive në nivelet më ta larta.

Advertisement
Advertisement
Advertisement