Rikthehet panairi i librit në Pallatin e Kongreseve me masa të rrepta anti-Covid - Gazeta Express
string(80) "rikthehet-panairi-i-librit-ne-pallatin-e-kongreseve-me-masa-te-rrepta-anti-covid"

Arte

Gazeta Express

10/11/2021 19:52

Rikthehet panairi i librit në Pallatin e Kongreseve me masa të rrepta anti-Covid

Arte

Gazeta Express

10/11/2021 19:52

Nën moton “Ne u rikthyem, frymëmarrje” do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve edicionin e 24-të, i panairit të librit. 

Kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri thekson se krahas përgatitjes për titujt e rinj  një vëmendje të veçantë i është dedikuar masave anti-covid.

Lexo Edhe:

Punonjësit e librit e kanë të detyrueshëm paraqitjen e kartelës së vaksinimit  ose testin anti-covid, ndërsa lexuesit duhet të mbajnë maskën  dhe të respektojnë distancimin fizik.

Për të shmangur rrezikun e infektimit, janë ngushtuar ekspozitorët duke zgjeruar korridoret për vizitorët.

Festa më e madhe e librit është përqafuar nga 90 shtëpi botuese nga hapësira mbarëkombëtare. Ku një vëmendje e veçantë i është dedikuar titujve të rinj dhe një sërë aktivitetesh për problematikat e librit, pa harruar zbritjen e çmimeve deri ne 50 përqind  thekson Ymeri.

Panairi do të mbahet nga data 17- deri më 21 nëntor ku nuk do të mungojnë edhe çmimet e përvitshme,  për  autorin më të mirë, përkthyesin dhe studiuesi më të mirë të vitit./abcnews.al