Emetimi i hirit nga Etna dhe përhapja e një reje hiri vullkanike në atmosferë çoi në pezullimin e të gjitha fluturimeve që mbërrinin dhe niseshin nga aeroporti i Katanias. Kjo është bërë e ditur nga Sac, kompania që administron aeroportin Etna, duke saktësuar se është urdhëruar mbyllja e sektorëve B2 dhe B3.
Operacionet do të rifillojnë kur fenomeni të pushojë dhe pasi hiri të jetë hequr nga pistat e fluturimit. Pezullimi do të çojë në anulime dhe devijime drejt aeroporteve të tjera.
Sac i ftoi pasagjerët të kontaktojnë linjën ajrore për më shumë informacion përpara se të shkojnë në aeroport. Megjithatë, aktiviteti shpërthyes është në rënie, me një emetim të dobët të hirit që vazhdon nga krateret e majës. Kjo është ajo që del nga vëzhgimet me kamerat e survejimit nga Observatori Etna që uli nivelin e alarmin nga e kuqja në portokalli.
Niveli i dridhjeve vullkanike mbetet ende në vlera të larta, edhe pse ka një tendencë të lehtë uljeje.
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...