Rikthehet karantina për shqiptarët që shkojnë në Greqi, 1 javë izolim kush kalon nga Kakavija, gjatë natës mbyllen pikat kufitare - Gazeta Express
string(127) "rikthehet-karantina-per-shqiptaret-qe-shkojne-ne-greqi-1-jave-izolim-kush-kalon-nga-kakavija-gjate-nates-mbyllen-pikat-kufitare"

Gazeta Express

04/08/2020 19:07

Rikthehet karantina për shqiptarët që shkojnë në Greqi, 1 javë izolim kush kalon nga Kakavija, gjatë natës mbyllen pikat kufitare

Gazeta Express

04/08/2020 19:07

Greqia ka marrë masa të reja sa i përket parandalimit të përhapjes së COVID-19.

Ministria e Mbrojtjes Sociale dhe Trajtimit të Krizave në Greqi sapo ka dhënë një paketë të re masash, ku përfshihen edhe udhëtarët nga Shqipëria.

Nga data 16 gusht, Greqia do të rikthejë karantinën 7 ditore për të gjithë shqiptarët që do të kalojnë nga pika kufitare e Kakavijës!

Gjithashtu, theksohet se kjo pikë kufitare nga pala greke do të qëndrojë e mbyllur gjatë natës, nga ora 22:00-06:00, në mënyrë që të punohet më shumë gjatë ditës.

E gjitha kjo bëhet me qëllim të të gjithë shqiptarët t’u nënshtrohen kontrolleve shëndetësore, përfshirë edhe testin e COVID-19.