Rikthehet kanali i T7 në Youtube - Gazeta Express
string(32) "rikthehet-kanali-i-t7-ne-youtube"

Lajme

Gazeta Express

21/10/2022 10:51

Rikthehet kanali i T7 në Youtube

Lajme

Gazeta Express

21/10/2022 10:51

Youtube ka rikthyer në pronësi të Televizionit T7 kanalin në Youtube, pasi ky i fundit është hakuar nga një rrjet ndërkombëtar i hakerëve.

Kanali ishte hakuar javën e kaluar dhe ishte riemëruar nga T7 në emër të një kriptovalute me famë botërore, duke transmetuar live një ngjarje ku fliste presidenti i kësaj kriptovalute.

T7 përmes partnerit të tij lokal Onair Media ka adresuar këtë problem tek Youtube dhe falë këtij bashkëpunimi, kanali është rikthyer në pronësi të T7, për çka televizioni e falënderon Onair Median.