Gazetari i Shqipërisë, Blendi Fevziu, ka shpërndarë një video të janarit të vitit 2006 kur krerët e institucioneve të Shqipërisë kishin udhëtuar në të njëjtin aeroplan për të ardhur në Prishtinë për varrimin e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Ai tha se kjo video është riaktualizuar meqë tash së fundi po ia dërgojnë me pretendimin se materiali është një filmim sekret.
Fevziu mohon këtë dhe thotë se e njëjta video ishte transmetuar në emisionin që ai drejton “Opinion” më 26 janar 2006 për të treguar se udhëtimi i krerëve të shtetit me të njëjtin aeroplan është thyerje e protokollit për shkak të sigurisë së udhëheqësve.
“Ka rreth 2 muaj qe shume vete me nisin nje material filmik ku shfaqet Berisha e Rama dhe shume te tjere duke ma komentuar si nje filmim sekret. Qe t’ju pergjigjem te gjitheve, ky material eshte transmetuar ne emisionin Opinion me 26 Janar 2006. Ate dite protokolli shqiptar theu nje mase te rendesishme sigurie. Presidenti Alfred Moisiu, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, Kryeministri Sali Berisha, kreu i opozites dhe Kryetari i Bashkise Tirane Edi Rama, Ministri i Jashtem Besnik Mustafaj, Kryetaret e Grupeve parlamentare PD e PS, Bamir Topi e Pandeli Majko dhe shume deputete e ministra udhetuan me te njejtin avion nga Tirana ne Prishtine e kthim per te marre pjese ne varrimin e Presidentit te Kosoves, Ibrahim Rugova. Materiali eshte me zerin origjinal transmetuar ne Opinion”, ka shkruar ai. /Express/