Rikthehet detyrimi për mbajtjen e maskës në Angli - Gazeta Express
string(49) "rikthehet-detyrimi-per-mbajtjen-e-maskes-ne-angli"

Lajme

Gazeta Express

30/11/2021 11:51

Rikthehet detyrimi për mbajtjen e maskës në Angli

Lajme

Gazeta Express

30/11/2021 11:51

Maska është bërë sërish e detyrueshme në transportin publik dhe dyqanet në Angli në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e variantit Omicron. Njerëzit që mbërrijnë në MB nga jashtë do të duhet të bëjnë një test PCR dhe gjithashtu të izolohen.

Boris Johnson pritet të paraqesë planet për programin e dozës përforcuese në Angli në një konferencë për shtyp ditën e sotme. Të hënën qeveria njoftoi se të gjithë personat mbi 18 vjeç do të marrin një dozë përforcuese, ndërsa fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç do të marrin dozën e dytë.

Lexo Edhe:

Sipas të dhënave deri më tani, Omicron ka një rrezik më të lartë të ri-infektimit. Por sipas shkencëtarëve do të duhen rreth tre javë përpara se të kuptojmë se si varianti ndikon në efektivitetin e vaksinave./abcnews.al