Rikthehen temperaturat e larta në Kosovë, IHMK bën thirrje të shmanget ekspozimi në orët e pikut - Gazeta Express
string(95) "rikthehen-temperaturat-e-larta-ne-kosove-ihmk-ben-thirrje-te-shmanget-ekspozimi-ne-oret-e-pikut"

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 6:56

Rikthehen temperaturat e larta në Kosovë, IHMK bën thirrje të shmanget ekspozimi në orët e pikut

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 6:56

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se gjatë javës e hënë – e premte, vendi do të ndikohet nga masa të nxehta ajri afrikane, të shoqëruara me temperatura të larta.

IHMK thekson se kushtet e motit do të karakterizohen nga vapë e fortë, andaj rekomandohet kujdes i shtuar nga rrezet e diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.

“Qëndroni të hidratuar dhe shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut (11:00 – 17:00)”- thuhet në njoftim.

Dita e hënë, 11 gusht, do përcillet me mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas IHMK, temperaturat minimale do të lëvizin ndëmjet 14 e 18°C, derisa ato maksimale 33 deri 37°C.

Të martën po ashtu do ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do lëvizin nga 12 deri 17°C, derisa ato maksimale nga 31 deri në 35°C.

E mërkura do jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. IHMK bën të ditur se temperaturat minimale do jenë nga 14 deri në 18°C, derisa ato maksimale nga 32 deri në 36 gradë Celsius.

Dita e enjte do jetë po ashtu kryesisht me diell. Temperaturat minimale do lëvizin nga 13 deri 17°C dhe ato maksimale nga 31 deri në 35°C.

E premtja gjithashtu do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta parashihen për rreth relievit malor. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do jenë prej 13 deri 17°C dhe ato maksimale nga 31 deri 35°C.