Pas lajmeve që qarkulluan se biznesi i vogël do të taksohet, ka reaguar kryeministri Edi Rama duke thënë se janë të rreme.
Përmes një postimi në Twitter, Rama thekson se deri në vitin 2029 asgjë nuk do të ndryshojë dhe se PS është partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero e me TVSH zero për Biznesin e Vogël.
Postimi në Twitter:
Një LAJM I RREMË ka marrë dhenë: Rama do të taksojë biznesin e vogël! Ne jemi partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero e me TVSH zero për Biznesin e Vogël dhe kjo (e kemi thënë) nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029!Të tjerat janë tutkunërira mediatike!