Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për ditën e mërkurë - Gazeta Express
string(65) "rikthehen-reshjet-e-shiut-parashikimi-i-motit-per-diten-e-merkure"

Shqiperi

Gazeta Express

02/09/2025 17:24

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Shqiperi

Gazeta Express

02/09/2025 17:24

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht në periudha afatshkurtra deri mesatar në formë shtrëngatash.

Pas orëve të pasdites mot kryesisht me kthjellime e vranësira mesatare deri të dendura në relievet malore në lindje të cilat do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 30 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 13 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.