Rihapen regjistrimet për fëmijët në klasat e para dhe të dhjeta - Gazeta Express
string(63) "rihapen-regjistrimet-per-femijet-ne-klasat-e-para-dhe-te-dhjeta"

Shqiperi

Gazeta Express

04/09/2025 19:39

Rihapen regjistrimet për fëmijët në klasat e para dhe të dhjeta

Shqiperi

Gazeta Express

04/09/2025 19:39

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njofton se për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta, regjistrimet do të rihapen më 5 shtator 2025, nga ora 08:00 deri në 24:00, përmes portalit e-Albania.

Manastirliu, apelon që prindërit të përmbushin regjistrimin brenda këtij afati, duke theksuar se procesi kryhet online dhe zgjat vetëm disa minuta.

Ky hap siguron që fëmijët të mund të fillojnë vitin e ri shkollor pa vonesa dhe me të gjitha të drejtat e nevojshme për të ndjekur mësimin.