string(75) "rihapen-dy-pika-ndihmash-ne-gaza-pas-mbylljes-per-shkak-te-dhunes-ne-terren"

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 15:20

Rihapen dy pika ndihmash në Gaza, pas mbylljes për shkak të dhunës në terren

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 15:20

Organizata e ndihmave e mbështetur nga SHBA në Gaza, ka njoftuar se ka rihapur dy pika shpërndarjeje, një ditë pasi i kishte mbyllur për shkak të sulmeve me armë pranë zonave të shpërndarjes.

Reuters raporton se Fondacioni Humanitar i Gazës me bazë në SHBA ka thënë se do të funksiononin vetëm dy pika në zonën jugore të Rafahut, pasi të gjitha pikat ishin mbyllur një ditë më parë.

Kujtojmë se vonesa të mëparshme në shpërndarje të ndihmave dhe mbyllja e pikave u shkaktuan kryesisht nga situata e pasigurtë në terren me incidente të dhunshme ku ka pasur edhe viktima palestineze, duke detyruar organizatorët që të ndalojnë përkohësisht aktivitetet për të garantuar sigurinë e stafit dhe përfituesve.

aaaaa