Rihanna publikoi për herë të parë fotot e djalit të saj të dytë të quajtur Riot Rose.
35-vjeçarja, e cila e mirëpriti djalin e saj me të dashurin A$AP Rocky më 1 gusht, dukej rrezatuese gjatë setit të fotove me të voglin 16 muajsh.
Riot kishte veshur një kostum rozë dhe çizme, ndërsa Rihanna një xhaketë xhins me kapuç dhe pantallona blu të kaltër.
Rihanna dhe reperi mirëpritën djalin e parë RZA Athelston Mayers në maj të vitit 2022, ndërsa ylli botëror zbuloi shtatzëninë e dytë gjatë performancës së saj në Superbowl në shkurt të këtij viti.
Sipas certifikatës së lindjes të marrë nga The Blast, Riot lindi në Spitalin Cedar Sinai në Los Anxhelos në orën 7:41 të mëngjesit.
Një nga fansat shkruan se emri i të voglit është një bashkim shkronjash të çiftit. Riot fillon me dy shkronjat e para të emrit të Rihannës dhe Rose me dy shkronjat e para të Rocky-t.
Superylli i lindur në Barbados foli më parë për mëmësinë në një intervistë me Vogue-n britanike në mars.
“Të kesh një fëmijë sinqerisht hap një anë tjetër të jetës. Ju keni një respekt të ndryshëm për nënat dhe baballarët”, ka thënë Rihanna./TCH
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...