Kampanja më e fundit e Rihanna-s për markën e saj të lingerie, Savage x Fenty, përfshin Vivian Wilson, vajzën e Elon Musk, e cila nisi karrierën e saj profesionale në modeling vitin e kaluar.
Vivian, e cila është vajza e parë e Elon Musk me gruan e tij të parë, Justine Wilson, është fëmija më i madh nga 14-të të Musk. Modelja 21-vjeçare është distancuar publikisht nga babai i saj, 54 vjeç, që nga momenti kur u deklarua si trans në vitin 2020.
Koleksioni i Savage x Fenty është një nga fushatat më të mëdha të Vivian deri më tani, ku ajo pozon me një set të kuq e të zi floral dhe pantallona përputhëse, duke kompletuar look-un me triko të kuqe të shndritshme. Në fotot e reja, ajo duket duke u mbështetur tek modelët Emma Arletta dhe Lovie Simone, ndërsa qëndrojnë mes statujave greke për fushatën e Valentine’s Day.


Vetë Rihanna shfaqet solo në disa foto provokuese, duke veshur sete të ndryshme nga koleksioni me titull Love So Savage: A Modern Ode to Aphrodite.
Fansat e kanë kërkuar prej kohësh që Rihanna të kthehet në studio dhe të publikojë muzikë të re, por këngëtarja është fokusuar kryesisht te bizneset e saj gjatë viteve të fundit.
Ndërkohë, Vivian ka ndërtuar një karrierë në modeling dhe debutoi në New York Fashion Week në shtator. Ajo gjithashtu ka dizajnuar më parë një bluzë bamirësie për Trevor Project, në bashkëpunim me markën Wildfang, e cila shënoi fushatën e saj të parë profesionale.
Vivian ka qenë e distancuar nga babai i saj për vite, duke ndërprerë marrëdhëniet zyrtarisht me një ndryshim emri në vitin 2022 — vetëm disa ditë pasi ai mbështeti Donald Trump për president.


“Nuk jetoj më me babain tim biologjik dhe nuk dua të jem e lidhur me të në asnjë mënyrë,” shkruante Vivian në dokumentet ligjore.
Fillimisht ajo nuk ka folur publikisht për Elon Musk, por pas paraqitjes së tij në një podcast, Vivian reagoi. Gjatë bisedës me influencuesin Jordan Peterson, Elon e quajti disa herë me emrin e vjetër dhe deklaroi se ajo “ishte vrarë nga virusi i mendjes woke”.
Si përgjigje, Vivian i shkroi në Threads (jo në platformën e babait të saj) duke i thënë të “prekë barin”, duke e akuzuar se ishte “desperat për vëmendje dhe validim”.
Vitën e kaluar, ajo foli për Teen Vogue për ndikimin e reputacionit të babait mbi jetën e saj, pavarësisht se nuk kishte asnjë lidhje me të:
“Nuk po i jap askujt atë hapësirë në mendjen time. Gjithçka që mund të jetojë lirshëm në mendjen time janë drag queens.”


Në anën tjetër, nëna e Vivian e ka përshkruar yllin e ri si “të guximshme” dhe me një ndjenjë të fortë të identitetit.
Vivian përdor famën e saj kryesisht për të nxjerrë në pah pabarazitë, një temë që vijon edhe në fushatën Savage x Fenty, e njohur për modelet e saj të ndryshme dhe madhësitë gjithëpërfshirëse.
Duke folur për përvojën e saj si grua trans, Vivian tha:
“Nuk ndihem që njerëzit kuptojnë se të jesh trans nuk është një zgjedhje. Nuk janë vetëm njerëzit trans që preken nga administrata aktuale, por edhe grupe të margjinalizuara si emigrantët pa dokumenta dhe njerëzit me ngjyrë. Po përpiqem të bëj më shumë për avokim në këtë drejtim, pasi administrata aktuale ka vepruar si një top shkatërrues në këtë aspekt.” /GazetaExpress/