Rihanna bën veprimin e papritur 5 vite pas romancës me Drake - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

25/06/2021 11:31

Rihanna bën veprimin e papritur 5 vite pas romancës me Drake

Rozë

Gazeta Express

25/06/2021 11:31

Rihanna po shijon në maksimum historinë e dashurisë me reperin, A$AP Rocky dhe që nga momenti që gjithçka është bërë publike ata të dy nuk e kanë fshehur më lidhjen e tyre.

Ata të dy janë fotografuar së fundmi në New York, ku u shfaqën shumë të dashuruar. Mirëpo, ndjekësve të këngëtares ju tërhoqi vëmendjen një detaj shumë interesant.

Rihanna ka fshehur tatuazhin e një peshkaqeni, të cilin e ka bërë në vitin 2016-të. Këngëtarja realizoi të njëjtin tatuazh asokohe me ish-partnerin e saj, Drake.

Ata të dy bën në trup nga një peshkaqen dhe ky tatuazh kishte një domethënie shumë speciale për ta.

Mirëpo,romanca mes dyshes përfundoi vetëm pak kohë pasi ata bën tatuazhin e njëjtë dhe duket se Rihanna ka vendosur ta harrojë të shkuarën duke e fshehur këtë tatuazh.

Në vitin 2018-të, në një intervistë për “Vogue”, Rihanna konfirmoi se nuk është më me Drake.

“Nuk jemi miq tani, por nuk jemi as armiq”, u shpreh artistja.

Nga ana tjetër kujtojmë se pak javë më parë, A$AP Rocky pranoi lidhjen me Rihanna-n duke u shprehur se ajo është njeriu i duhur për të.

Ai nuk dha shumë detaje, por tha se ndihet shumë më mirë në një marrëdhënie.

“Shumë më mirë, kur ke gjetur njeriun e duhur. Mendoj se kur e di, e di. Ajo është e duhura”, u shpreh reperi, teksa është pyetur se si ndihet në një lidhje.