Rifat Jashari, vëllai i ish-komandantit simbol të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Adem Jasharit, kryetari i Skënderajt, ish-komandanti Sami Lushtaku dhe bashkëluftëtari i tij dikur, Jetullah Geci, kanë pritur sot ngushëllime për vdekjen e Sahit Jasharit.
Sahit Jashari, ish-komandant i Policisë ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në zonën e Drenicës, vdiq të premten.
Mediumi lokal “SkenderajLive” publikoi një video nga pritja e ngushëllimeve, ku shihen Rifat Jashari, Sami Lushtaku e Jetullah Geci pranë njëri-tjetrit.