Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro vendimit për riemërimin e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur, Peticione, duke ia shtuar edhe pjesën “Viktima të Dhunës Seksuale gjatë Luftës”, shkruan Gazeta Express.
Për riemërimin e këtij Komisioni kanë votuar 84 deputetë.
Në lidhje me këtë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Vasfije Krasniqi Blair, u bëri thirrje deputetëve që ta përkrahin këtë propozim.
“Përmes votës së tyre, qytetarët u treguan të gatshëm për të përkrahur viktimat e dhunës seksuale të luftës në Kosovë, ku një hap i rëndësishëm në këtë drejtim është bërë përmes propozimit për riemërimin e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione duke i shtuar edhe kategoria “Viktima të Dhunës Seksuale gjatë Luftës”, u shpreh Krasniqi Blair në Kuvend. /Express/