Richarlison nuk përmbahet, i dërgon mesazh pas mesnate legjendës së Liverpoolit pasi Evertoni e siguroi mbjetesën - Gazeta Express
string(112) "richarlison-nuk-permbahet-i-dergon-mesazh-pas-mesnate-legjendes-se-liverpoolit-pasi-evertoni-e-siguroi-mbjetesen"

Richarlison nuk përmbahet, i dërgon mesazh pas mesnate legjendës së Liverpoolit pasi Evertoni e siguroi mbjetesën

Futboll

Gazeta Express

20/05/2022 10:32

Richarlison i dërgoi një mesazh në orët e hershme Jamie Carragherit pasi frymëzoi Everton për një fitore që vulosi mbijetesën e klubit në Premier League.

Shpresat e Bluve për t’i ikur rënies fillimisht dukej se do të shkonin në ditën e fundit të sezonit pasi ishin me dy gola disavantazh në ndeshjen e tyre vendimtare në shtëpi ndaj Crystal Palace të enjten.

Lexo Edhe:

Por pasi Michael Keane ngushtoi rezultatin, Richarlison barazoi, përpara se Dominic Calvert-Lewin të shënonte me kokë për t’i dhënë skuadrës së Frank Lampard një fitore dramatike 3-2 që do të thotë se ata tani janë të sigurt në elitë.

Dhe ishte në orën 1:37 të mëngjesit që Richarlison, i cili ka shënuar gjashtë gola në nëntë ndeshjet e tij të fundit, shkoi në Twitter për t’iu drejtuar Carragher, ish-mbrojtësit të Liverpool dhe tani ekspert i Sky Sports.

Reprezentuesi brazilian shkroi në Twitter: “@Carra23 laje gojën para se të flasësh për mua dhe Evertonin dhe unë nuk të respektoj.”

/Gazeta Express/