Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar oraret dhe vendet nga ku do të kryhen fluturimet e radhës për ata qytetarë që kërkojnë të rikthehen në Shqipëri.
Këtë të hënë në njoftim janë katër fluturime me Italinë, Tiranë-Bari, Bari-Tiranë, Tiranë-Romë dhe Romë-Tiranë. Ndërsa më datën 21 prill do të ketë fluturime me Gjermaninë (Tiranë- Frankfurt; Frankfurt- Tiranë), më datë 22 me Londrën dhe më datë 23 prill fluturime me Francën (Tiranë- Paris; Paris- Francë)
Kujtojmë se procesi i riatdhesimit ka nisur të shtunën e kaluar dhe deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur disa qindra qytetarë, të cilët do të duhet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë në hotelet e Durrësit.
E gjithë procedura e riatdhesimit mund të aksesohet on-line duke klikuar në faqen zyrtare të “Air Albania”.