Riad Rashiti prezanton planin për mirëqenie sociale në Gjilan: I kemi zgjidhjet, i kemi mundësitë, mbi të gjitha e kemi vullnetin - Gazeta Express
string(126) "riad-rashiti-prezanton-planin-per-mireqenie-sociale-ne-gjilan-i-kemi-zgjidhjet-i-kemi-mundesite-mbi-te-gjitha-e-kemi-vullnetin"

Zgjedhjet

Gazeta Express

06/10/2025 14:28

Riad Rashiti prezanton planin për mirëqenie sociale në Gjilan: I kemi zgjidhjet, i kemi mundësitë, mbi të gjitha e kemi vullnetin

Zgjedhjet

Gazeta Express

06/10/2025 14:28

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Gjilanit, Riad Rashiti, ka prezantuar zotimet e tij për përmirësimin e mirëqenies sociale dhe mbështetjen e kategorive më të ndjeshme të shoqërisë. Ai ka premtuar se këto nuk do të mbeten vetëm fjalë, por do të kthehen në veprime konkrete.

Në një postim publik, Rashiti ka theksuar se programi i tij është i bazuar në nevojat reale të qytetarëve dhe i realizueshëm në praktikë.

“Zotimet tona për mirëqenien e të gjithëve, nuk do të mbesin vetëm premtime. Ne i kemi zgjidhjet, i kemi mundësitë, dhe mbi të gjitha – e kemi vullnetin!”, shkroi ai.

Zotimet konkrete të Rashitit përfshijnë:

♦️ Funksionalizimi i ‘Fshatit të Lumtur’.

♦️ Subvencionimi i fëmijëve me aftësi të kufizuar (nën 18 vjet) me 100 euro çdo muaj.

♦️ Mbështetje financiare prej 200 euro çdo muaj për nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuar nën 18 vjet.

♦️ Krijimi i fondit emergjent për nevojat e papritura të rasteve nën menaxhim nga Qendra për Punë Sociale (QPS).

♦️ Sigurimi i pajisjeve shkollore, veshmbathjeve, etj., për fëmijët e familjeve përfituese të asistencës.

♦️ Subvencionim i familjeve strehuese dhe nënave vetushqyese.

♦️ Rritje e fondit për mbështetje me pako ushqimore për përfitues të asistencës sociale.

♦️ Subvencionimi i punësimit të personave me aftësi të kufizuar.

♦️ Qasja në informacion për personat e shurdhër.

♦️ Forcimi i bashkëpunimit qendër për punë sociale – prind – kujdestar – shkollë.

♦️ Krijimi i task-forcave profesionale për ndihmë psiko-sociale për fëmijët në konflikt me ligjin dhe përdoruesit e substancave psiko-aktive.

♦️ Vëmendje e ndihmë institucionale e përhershme për viktimat e trafikimit, krimeve seksuale, dhunës në familje, të moshuarve pa përkujdesje, dhe kategorive të tjera në gjendje të nevojës sociale.

♦️ Ndërtimi i shkollës burimore regjionale.