Rezultonte i zhdukur që prej muajit majit, gjendet në Spanjë trupi i 30-vjeçarit shqiptar! Dyshohet se ishte i përfshirë në trafikun e drogës - Gazeta Express
string(139) "rezultonte-i-zhdukur-qe-prej-muajit-majit-gjendet-ne-spanje-trupi-i-30-vjecarit-shqiptar-dyshohet-se-ishte-i-perfshire-ne-trafikun-e-droges"

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 19:12

Rezultonte i zhdukur që prej muajit majit, gjendet në Spanjë trupi i 30-vjeçarit shqiptar! Dyshohet se ishte i përfshirë në trafikun e drogës

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 19:12

Një 30-vjeçar nga Shkodra, që ishte shpallur i zhdukur në maj, u gjet i vdekur në Spanjë.

Trupi i Miklovan Danajt u gjet në bregun e Marbellës. Sipas mediave spanjolle, të afërmit e tij morën një telegram që konfirmonte vrasjen dhe i paralajmëronte të mos e kërkonin.

Zhdukja e tij u raportua si në Spanjë, ashtu edhe në Shqipëri, dhe vendndodhja e tij ishte e panjohur.

Ka dyshime se Danaj ishte i përfshirë në trafikun e kokainës. Guardia Civil ka nisur një hetim në Marbella. Deri tani nuk ka pasur arrestime, dhe autoritetet nuk kanë dhënë informacion mbi rrethanat konkrete se si u gjet trupi i tij. /Top Channel