Rezultati në Mitrovicë ‘ngec’ në 98,10%, s’po përfundon numërimi - Gazeta Express
string(58) "rezultati-ne-mitrovice-ngec-ne-9810-spo-perfundon-numerimi"

Lajme

Gazeta Express

09/11/2025 22:32

Rezultati në Mitrovicë ‘ngec’ në 98,10%, s’po përfundon numërimi

Lajme

Gazeta Express

09/11/2025 22:32

Në shumicën e komunave ka përfunduar numërimi i votave të rregullta, përfshirë edhe kryeqytetin.

Por, në Mitrovicë të Jugut ka më shumë se një orë që rezultati ka mbetur i papërditësuar.

Deri më tani janë procesuar 103 vendvotime, ndërsa edhe dy kanë mbetur.

Nga 98,10% të votave të numëruara, Faton Peci i Vetëvendosjes ka fituar 53,53% apo 17,542 vota, ndërsa Arian Tahiri mori 46,47% apo 15,228 vota.

Në Mitrovicë tashmë Vetëvendosje është duke festuar këtë rezultat, ndërsa Tahiri e ka uruar Pecin për fitore./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement