Rezultati i studimit global, trajtimi i sugjeruar nga Trump shkakton vdekje - Gazeta Express
string(74) "rezultati-i-studimit-global-trajtimi-i-sugjeruar-nga-trump-shkakton-vdekje"

Gazeta Express

23/05/2020 7:04

Rezultati i studimit global, trajtimi i sugjeruar nga Trump shkakton vdekje

Gazeta Express

23/05/2020 7:04

Trajtimi i sugjeruar nga presidenti amerikan, Donald Trump, tek pacientët e infektuar me koronavirus nuk dha rezultat pozitiv. Madje dëmet që shkaktonte ishin tepër të mëdha deri në fatalitet.

Një studim i ri zbuloi se hidroksiklorokina, një medikament të cilin e ka marrë rregullisht Trump kohëve të fundit, shton tej mase risqet për vdekje në pacientët me Covid-19.

Lexo Edhe:

Publikimin e këtij rezultati e bëri revista mjekësore “The Lancet”. Media prestigjioze thekson se të infektuarit me koronavirus që janë trajtuar me hidroksiklorokinë dhe klorokinë rrezikonin të vdisnin ose të pësonin aritmi të rrezikshme kardiake.

 “Studime të mëparshme të vogla kanë dështuar të identifikojnë prova të forta të benefiteve që sjell ky trajtim, ndërsa testimet e mëdha të kontrolluara nuk kanë përfunduar ende. Megjithatë, tani e dimë nga studimi jonë se shanset që ky medikament të japë rezultat pozitiv në luftimin e Covid-19 janë shumë të ulëta”, deklaroi Frank Ruschitzka, autor i studimit.

Në studim u vëzhguan më shumë se 96 mijë pacientë në 6 kontinente të botës. Rreth 15 mijë prej tyre u trajtuan me një ose të dy ilaçet kundër malaries, si dhe u kombinuan me një antibiotik.

Asnjë nga kombinimet nuk ishte efikas, por vetëm shtonin mundësinë e vdekjes në spital. Gjithashtu është vëzhguar se shkaktonte një puls zemre anormal mes pacientëve që kanë marrë një nga 4 trajtimet me ilaçin kundër malaries./A2CNN