Rezultatet nga ndeshjet direkte, Real Madridi me bilanc më të mirë - Gazeta Express
string(65) "rezultatet-nga-ndeshjet-direkte-real-madridi-me-bilanc-me-te-mire"

Sport

Gazeta Express

28/05/2022 10:33

Rezultatet nga ndeshjet direkte, Real Madridi me bilanc më të mirë

Sport

Gazeta Express

28/05/2022 10:33

Liverpooli dhe Real Madridi do të takohen sonte në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ndeshja mes tyre do të zhvillohet në “Stade de France” nga ora 21:00, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo do të jetë përballja e nëntë mes skuadrës angleze dhe asaj spanjolle.

Nga tetë ndeshjet paraprake, Real Madridi ka bilanc më të mirë.

“Los Blancos” kanë shënuar fitore në katër ndeshje, kurse tri ndeshje i kanë takuar Liverpoolit.

Një tjetër ndeshje mes këtyre skuadrave ka përfunduar baras.

Pra, Liverpooli sonte ka mundësi që të barazojë bilancin e fitoreve me Real Madridin.

Megjithatë, mbetet të shihet në fund se cili do të jetë rezultati nga përballja finale e Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express/