Procesi i numërimit të votave në Njësinë nr. 10 në Tiranë ka përfunduar, duke dhënë një tablo të qartë për kandidatët më të votuar brenda forcave kryesore politike.
Në radhët e Partisë Socialiste, më shumë vota ka marrë Fatmir Xhafaj me 1.722 vota, i ndjekur nga Erion Braçe me 624 dhe Ervin Hoxha me 376 vota.
Nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka surprizuar Ilir Alimehmeti, i cili ka siguruar 848 vota, duke u renditur i pari në listën e kësaj force, ndërsa Jorida Tabaku ka marrë 590 vota në këtë njësi.
Ndërkohë, në radhët e partive të tjera, Blerta Aliaj nga Lëvizja Bashkë ka marrë 95 vota, dhe Lulzim Basha nga Koalicioni Euro-Atlantik ka siguruar 29 vota në këtë zonë të Tiranës.