Rezultate negative për pacientin nga Maqedonia që dyshohej për koronavirus - Gazeta Express

Rezultate negative për pacientin nga Maqedonia që dyshohej për koronavirus

Ballina

Gazeta Express

25/02/2020 0:14

Një person  u raportua i dyshuar me koronavirus në repartin infektiv në Shkup. I dyshuari është i ardhur nga Italia-Lombardia Veneto. Ka kaluar në aeroportin e Shkupit pa kontrollë.

Burime të News33.tv njoftojnë që personi pasi është mbajtur në karantinë rreth 2 orë konfirmohet se analizat kanë rezultuar negative. Gjithsesi ekipi i Klinikës së Infektive është në gadishmëri në rast të përhapjes së epidemisë./V.Leka/