string(99) "rezoluta-e-ppe-se-rama-iluzioni-i-latif-magjistarit-po-ia-le-vendin-ndjesise-se-humbjes-madheshtore"

Shqiperi

Gazeta Express

30/04/2025 19:50

Rezoluta e PPE-së, Rama: Iluzioni i Latif magjistarit po ia lë vendin ndjesisë së humbjes madhështore

Shqiperi

Gazeta Express

30/04/2025 19:50

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit të rezolutës nga Partitë Europiane Popullore, duke e cilësuar këtë veprim si fillimin e alibisë për humbjen e mundshme në zgjedhjet e 11 majit. Ai theksoi se partitë simotra të PD-së kanë miratuar një “fletë-rrufe të Kënetës Madhështore”, duke e përshkruar atë si një tentativë të pasuksesshme për të mbuluar dështimin politik.

“Alibia e humbjes paska filluar në gjirin e PPE, ku salla bosh e partive simotra paska votuar unanimisht fletë-rrufenë e Kënetës Madhështore për humbjen e lirisë së zgjedhjeve. Një tekst kua-kua-kuash që tregon se iluzioni i ëmbël i Latif magjistarit, po ia le vendin ndjesisë së hidhur të humbjes madhështore të 11 Majit”, shkruan Rama në rrjetet sociale.