Rezoluta antikorrupsion, Bylykbashi: Po na ofroni një 17 maj të dytë, një tjetër torovitje - Gazeta Express
string(87) "rezoluta-antikorrupsion-bylykbashi-po-na-ofroni-nje-17-maj-te-dyte-nje-tjeter-torovitje"

Shqiperi

Gazeta Express

27/05/2024 20:28

Rezoluta antikorrupsion, Bylykbashi: Po na ofroni një 17 maj të dytë, një tjetër torovitje

Shqiperi

Gazeta Express

27/05/2024 20:28

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, e ka cilësuar një 17 maj të dytë ftesën e mazhorancës për të votuar rezolutën antikorrupsion.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Bylykbashi theksoi se mazhoranca nuk po bëjnë gjë tjetër, veçse atë që di të bëjë më mirë sa herë është në vështirësi, shpik reforma.

Lexo Edhe:

Sipas tij në një kohë që po plasin skandalet nga njëra anë në tjetrën, mazhoranca ofron rezoluta antikorrupsion, edhe pse mbajnë peng Reformën Zgjedhore.

Bylykbashi: Diskutimi për rezolutën që vjen nga qeveria do të ishte krejt tjetër sikur të ishte fillim mandati. Edhe sikur të vinte pas dy mandatesh të superkorruptuara, sërish ka vend për vrarje ndërgjegjeje, por jeni në fundin e mandatit të tretë që është edhe më i korruptuar. Unë vij nga një kohë kur mazhoranca e PS bënte marrëveshje të rëndësishme me PD, edhe kur amzhoranca e PD bënte marrëveshje me PS. Fatos Nano ka dy reforma zgjedhore konsensuale, me të parën shkoi në samitin e Selanikut. Sali Berisha ka dy reforma konsensuale, Rama nuk ka asnjë. Tani i ofroni opozitës një reformë që do bëjë çudira, ndërsa kemi një reformë zgjedhore që lëngon. Kur nuk bëhet kjo që po i kalon dhe koha, ju ofroni këtë historinë tjetër. Rama e ka demostruar prej shumë kohësh të bëjë marrëveshje, kur  e ka pushtetin në kontroll. Kur nuk e ka pushtetin ai bëhet tapet. Por ju nuk mund t’i thoni opozitës të bëhet palë në këtë ofertë të qeverisjes së fundit. Është një ofertë për një 17 maj të dytë, por më komplekse. Në fund fare qëllimi është i njëjtë. Ju folët shumë për antikorrupsionin, Presidenti Kinez e përdori për një kohë të gjatë për të vënë nën kontroll pushtetin. Nuk mundet në vitin e 11-të të qeverisjes një reformë tjetër. Mënyra si e përdorni ju reformën ka si pasojë imediate që shteti i së drejtës nuk funksionon. Jo po ofroni një tollovi gjigante për të mbuluar historitë e korrupsionit.